Darko Kaevski është emëruar zëdhënës i ri i LSDM-së

Komiteti ekzekutiv i LSDM-së në seancën e mbrëmshme emëroi Darko Kaevskin për zëdhënës të ri të kësaj partie, pasi ai i mëparshmi, Kostadin Kostadinov, u zgjodh kryetar i komunës së Strumicës, transmeton Portalb.mk.

Kaevski është magjistër në të Drejtën e pronësisë intelektuale, ndërsa është në vijim e sipër të studimeve të doktoraturës.

Ai është deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. Kaevski ka qenë drejtor i Agjencisë për rini dhe sport, ndërsa më parë ka punuar në sektorin privat. Në periudhën 2018-2020 ka qenë kryetar i të rinjve të LSDM-së, njoftuan nga kjo parti për biografinë e Kaevskit.

Nga kjo parti theksojnë se zëdhënësit e saj Darko Kaevski dhe Bogdanka Kuzeska janë në dispozicion të gazetarëve dhe opinionit për pyetje të çfarëdolloj interesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button