VMRO-DPMNE e tregoi arsyen pse nuk po e voton ligjin për mësimdhënësit ku planifikohet edhe rritja e rrogës
Partia opozitare VMRO-DPMNE sot ka zhvilluar takim me Sindikatën Progresive për Arsim, ku ka theksuar nevojën për sjelljen e një propozim-ligji të ri nga Qeveria, duke vlerësuar që propozimi aktual nuk është adekuat, transmeton Portalb.mk.
Takimi u realizua në lidhje me debatin në Kuvend për Propozim-ligjin për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional.
“Si deputet theksuam që pajtohemi me nevojën për sjelljen e Ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional dhe pajtohemi se është e nevojshme rritja e rrogës në arsim në përputhje me rritjen e rrogës minimale”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.
Ata theksojnë se ky propozim diskriminon disa mësimdhënës, në krahasim me mësimdhënësit nga koncepti i ri për arsimin fillor, rreziku për t’u shpall tepricë teknologjike mësimdhënësi përmes procesit të ri për marrjen e vendimit. Për këtë, VMRO-DPMNE kërkoi që ministri të largon këtë propozim dhe të sjellë propozim të ri të ligjit.