SHBA pezulloi aktivitetet e ambasadës së saj në Bjellorusi

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Ambasada në Bjellorusi ka pezulluar aktivitetet e saj dhe se punonjësit e Ambasadës në Moskë mund të largohen “vullnetarisht” nga vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi se “Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka pezulluar aktivitetet e Ambasadës sonë në Minsk dhe ka autorizuar stafin tonë ‘jourgjent’ të Ambasadës në Moskë dhe familjet e tyre që të largohen ‘vullnetarisht’ nga vendi.

Duke deklaruar se këto hapa të SHBA-së u ndërmorën për shkak të shqetësimeve të sigurisë që lindin nga “sulmet e paarsyeshme dhe të pajustifikuara” të forcave ushtarake ruse në Ukrainë, Blinken tha: Departamenti i Punëve të Jashtme të Shtetit do të vazhdojë të rregullojë qëndrimin e ambasadave dhe konsullatave tona në mbarë botën në kuadër të mjedisit të sigurisë vendor dhe situatës shëndetësore”.

Blinken nënvizoi se ata nuk kanë prioritet tjetër përveç sigurisë së qytetarëve dhe personelit amerikan.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button