Policia ka fotografuar demonstruesit që përgatiteshin për incidente (Video)

MPB ka prezantuar fotografi të reja të konfrontimit të policisë dhe demonstruesve në Gjor ç e Petrov si dhe përgatitjet që bëjnë ata për të krijuar incidente.

Në fotografi shihet se si demonstruesit përgatiten me shufra hekuri dhe lëndë shpërthyese për të krijuar incidente.

Sipas të dhënave të fundit të MPB pesë persona kanë marrë padi penale në bazë të dëshmive nga këto fotografi. Ata akuzohen për pjesëmarrje në mesin e turmës për të penguar personat zyrtarë për ta kryer detyrën.

Për raste të këtilla në bazë të ligjit parashihet burg prej 3 muaj deri ën 3 vjet ndërsa për udhëheqësin e grupit deri në 5 vjet burg.

Pjesëmarrësve në protesta ndaj të cilëve është ngritur padi penale u është dhënë masa e paraburgim prej 8 ditëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button