RMV, Bislimoski: Nuk ka kufizime, por është i nevojshëm shpenzimi racional i energjisë elektrike
Nuk ka kufizime, furnizimi me energji elektrike është stabil edhe gjendja në sektorin e energjisë është nën kontroll, ky është përfundimi i takimit koordinues të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) me kompanitë energjetike ESM, MEPSO, EVN Home, Elektrodistributorin dhe MEMO, raporton REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.
“Kriza energjetike vazhdon ende. Është fakt se nuk ka kufizime, dhe furnizimi me energji elektrike në periudhën e fundit është stabil, por gjithsesi duhet shpenzuar në mënyrë racionale. Gjatë këtyre muajve të krizës, përmes një koordinimi të rregullt të përbashkët i morëm të gjitha masat e nevojshme, përfshirë iniciativën e KRRE-së për zgjerimin e listës së kategorive të rrezikuara që marrin mbështetje të drejtpërdrejt financiare”, tha kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski pas takimit koordinues.
Ai përkujtoi se konsumatorët e rrezikuar të energjisë kanë një kompensim me para për faturat e tyre për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të energjisë.
“Në takim diskutuam edhe për masat e ardhshme sistematike që do të ndërmerren për stabilizimin e sektorit të energjisë. Kemi filluar bisedimet edhe në drejtim të ndryshimit të sistemit tarifor, i cili do të bazohet në analizat e detajuara të përgatitura më parë. Qëllimi është të kemi një çmim korrekt të energjisë elektrike që do të reflektojë shpenzimet reale për secilin lloj konsumatori dhe që do të parandalojë keqpërdorimin e tregut të energjisë elektrike”, tha Bislimoski.
Siç theksoi ai, është vërejtur se disa nga konsumatorët e mëdhenj të cilët kanë obligim të furnizojnë energji elektrike në treg të lirë, regjistrojnë ndërmarrje të reja që i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në tregun e rregulluar, dhe duke lidhur marrëveshje qiraje në emër të tyre marrin energji elektrike sipas çmimeve të rregulluara që janë më të ulëta se ato të tregut.
- LEXO: Bekteshi mbetet në qëndrimin se rryma do të shtrenjtohet më së shumti deri 10 përqind
- LEXO: Besimi: Po punohet për zbutjen e krizës energjetike
- LEXO: RMV, do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik – nuk do të ketë rritje për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël
- LEXO: Energjia elektrike: Nuk do të ketë kufizime, qeveria siguron se kanë plan B
- LEXO: Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike, furnizimi me qymyr është që industria të mos paguajë çmime të larta, vlerësoi EMV
- LEXO: Kriza energjetike ka filluar të ndjehet edhe në RMV, por a do të ketë rritje të çmimeve të faturave?