Padi për tre persona që dyshohen se keqpërdorën pozitën zyrtare për 8 milionë denarë

Në lidhje me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe bashkëveprim në vepër penale, Policia ka paraqitur deri në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup padi penale për tre qytetarë, dy prej të cilëve nga Kumanova dhe njëri nga Gjevgjelia, transmeton Portalb.mk.

”Pas marrjes në mënyrë kundërligjore të autorizimeve në subjektet juridike të dëmtuara, i denoncuari i parë më datën 02.11.2021 dhe më 03.11.2021, në kundërshtim me ligjin dhe jashtë autorizimeve zyrtare në mënyrë kundërligjore ka fituar mjete materiale në shumë të përgjithshme prej 8.100.000 denarëve në dëm të personave juridik të dëmtuar”, sqarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Dy të dyshuarit janë nga Kumanova, 20 vjeçari M.I. dhe 33 vjeçari D.N., ndërsa 51 vjeçari I.N. është nga Gjevgjelia, dy prej të cilëve udhëheqës të subjekteve juridike, ndërsa njëri avokat.

“Duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe me keqpërdorimin e pozicionit zyrtar dhe autorizimit i është shkaktuar dëm personave juridik në shumë të përgjithshme prej gjithsej 8.100.000 denarëve”, sqarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button