Loja Brothers – A Tale of Two Sons është falas në Epic Games deri më 24 shkurt (VIDEO)

Loja Brothers -A Tale of Two Sons është falas në Epic Games deri më 24 shkurt. Është një lojë specifike ku luajnë dy personazhe në të njëjtën kohë që ju kontrolloni. Gjatë lojës ju duhet të kryeni misione për të gjetur ujë shërues për ta kuruar babanë tuaj të sëmurë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Loja është e mirëmenduar dhe misionet janë argëtuese sidomos për arsyen që ju i kontrolloni dy personazhe njëherësh. Ekziston një fjali e mirë që përshkruan lojën Epic Games, që thotë:

“Njëri duhet të jetë i fortë aty ku tjetri është i dobët, i guximshme ku tjetri është i tmerrshëm, ata duhet të jenë vëllezër”.

E vetmja pengesë e dukshme e lojës është se misionet zgjidhen ngadalë dhe ndonjëherë kërkojnë durim. Në këtë lojë ofrohet rreth 4 orë “gameplay” dhe loja është grafikisht mirë. Zë vetëm rreth 1.3 GB hapësirë ​​në kompjuterin tuaj dhe instalohet shpejt edhe pse nuk mund ta gjeni në  GFN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button