Dalin të dhëna që tregojnë se si banka zvicrane Credit Suisse u ka shërbyer politikanëve dhe spiunëve, ka edhe persona nga RMV

Lista e klinetëve të bankave zvicrane janë sekretet më të mbrojtura në botë, duke mbrojtur identitetin e disa prej njerëzve më të pasur në botë dhe të dhënat se si ata kanë brë pasuritë e tyre, shkruan New York Times, transmeton Portalb.mk.

Por, tani një rrjedhje e jashtëzakonshme e të dhënave prej Credit Suisse, njëra ndër bankat më ikonike, po ekspozon se si banka ka mbajtur qindra milion dollar për krerët shtetëror, zyrtarë të inteligjencës, biznesmenë të sanksionuar dhe abuzues të të drejtave njerëzore në mesin e shumë të tjerëve.

Një person që ka përshkruar veten si informat, zbuloi për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung të dhënat e mbi 18,000 llogarive bankare, që kolektivisht mbanin më shumë se 100 miliardë dollarë. Gazeta ka ndarë të dhëna me një grup gazetarësh jo fitimprurëse, Projektin e Raportimi të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe 46 organizata të tjera të lajmeve në botë.

Të dhënat përfshijnë llogari që janë hapur prej vitit 1940 deri më 2010, por jo operacionet aktuale të bankës.

Në mesin e personave që kanë mbajtur shuma prej miliona dollarve në llogaritë e Credit Suisse ishin Mbreti i Jordanisë Abdullah II dhe dy djemtë e ish presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak. Llogari në bankë po ashtu kanë pasur djemtë e shefit të inteligjencës së Pakistanit, i cili ndihmoi kanalizimin e miliardë dollarve prej Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera te muxhahedinët në Afganistan në vitin 1980 dhe zyrtarët venezulian u futën në grackën e një skandali të gjatë të korrupsionit.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut , IRL në emisionin e sontëm raportoi se dy persona publik janë në mesin e personave për të cilët dolën të dhëna se kanë llogari në bankës Credit Suisse.

Bëhet fjalë për ish zëvendëskryeministrin Minço Jordanov dhe biznesmenin Blagoj Mehanxhinski.

“Ish zëvendëskyreministër Minçe Jordanov ka 8 llogari në Credit Suiss të hapura nga viti 2000 deri në vitin 2009, në njërën prej llogarive Jordanov shuma më e lartë që ka pasur ka qenë 14.7 milionë franga. Themeluesi i Zegin-it, Blagoj Mehanxhiski ka tre transkaksione në Credit Suiss dhe të tre janë hapur në janar të vitit 2007, shuma maksimale në njërën nga logaritë ka qenë 13,3 mln franga”,zbuloi IRL.

Ndërkohë, siç raporton NYT, rrjedha e informatave tregon se, Credit Suisse ka hapur llogari dhe vazhdoi t’u shërbente jo vetëm personave shumë të pasur, por po ashtu personave bagazhi problematik i të cilëve do të ishte i dukshëm për këdo që përdorte emrat e tyre përmes një motori kërkimi.

Bankat zvicerane është përballur prej kohësh me ndalime ligjore për marrjen e parave të lidhura me aktivitetin kriminal, tha Daniel Thelesklaf, ish-kreu i agjencisë zvicerane kundër pastrimit të parave. Por, tha ai, ligji në përgjithësi nuk është zbatuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button