Mbretëresha e Anglisë është infektuar me Covid-19

Pallati Buckingham ka njoftuar se Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuara, Elizabeta ka dalë pozitive me Covid-19. Në njoftim thuhet se, mbretëresha ka “simptoma të lehta të ngjashme me ftohjen, por pret të vazhdojë “detyrat e lehta” në Windsor gjatë javës së ardhshme, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

“Ajo do të vazhdojë të jetë nën kujdesin mjekësor dhe do të ndjek udhëzimet e duhura”, ka njoftuar pallati.

Mbretëresha 95 cjeçare ka qenë në kontakt me djalin e saj të madhe dhe trashëgimtarin, Prinicin e Wales, i cili ka dalë pozitiv javën e kaluar.

Njoftimi vjen disa javë pasi mbretëresha është bërë monarku më jetëgjatë i Mbretërisë së Bashkuar, duke shënuar jubileun e saj Platinum 70 vjeçar më 6 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button