RMV, katër autobusa dhe dy automjete kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa dokumentacion adekuat

Zyrtarë policor të Stacionit policor për vendkalimin Tabanoc dhe nga Reparti për krim ndërkufitar Shkup në qendrën rajonale për çështje kufitare Veri, më 19.02.2022 kanë kryer kontroll të katër autobusëve dhe dy automjeteve të udhëtimit të cilët kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit të autobusit me tabela të regjistrimit të Gostivarit, të drejtuar nga S.B (43) nga Prilrpi, autobusit me tabela të regjistrimit të Tetovës, të drejtuar nga A.L nga fshtai Çellopek, autobbusit me tabela të regjistrimit të Shkupit, të drejtuar nga S.D nga Shkupi dhe S.T(53 nga fshati Kosovarast i Epërm dhe autobus me regjistrim të Danimarkës, të drejtuar nga R.S (42) dhe Sh.I (52), të dytë nga fshati Nerashtë komuna e Tearcës, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit adekuat. Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve – “mercedes” me tabela të regjistrimit të Strumicës, të drejtuar nga B.M (25) nga Strumica dhe automjeti i udhëtimit -– furgon “citroen” me tabela të regjistrimti të Shkupit të drejtuar nga B.M (37) nga Shkupi është konstatuar se kryejnë transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa posedimin e dokumentacionit adekuat. Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Transportit janë shqiptuar sanksione adekuate për vozitësit dhe automjetet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button