Shqipëria reagoi për pretendimet e kryediplomatit rus për praninë e “mercenarëve shqiptarë në Ukrainë”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë (MEPJ), ka reaguar në lidhje me pretendimet e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë në Ukrainë”, ku në shenjë proteste është thërritur në ministri ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Mikhail Afanasiev, transmeton Anadolu Agency (AA).

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për praninë e ‘mercenarëve shqiptarë’ në Ukrainë”, thuhet në reagimin e ministrisë të publikuar në rrjetet sociale.

Më tej theksohet se në shenjë proteste është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

Sipas disa pretendimeve të kryediplomatit rus të publikuara nga media ruse dhe pasqyruara dhe në mediat shqiptare, “mercenarë shqiptarë po rekrutohen për t’u dërguar në Ukrainë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button