ASH-ja thotë se LSDM-BDI refuzuan amendamentin e tyre për rritjen e pagave në arsim: Tani derdhin lot krokodili

Aleanca për Shqiptarët në komunikatën e tyre për media thonë se “vajtimet e LSDM-së për të punësuarit në arsim i vlerësojnë si të pasinqerta dhe tentim për manipulim me mijëra të punësuar në këtë sektor”, transmeton Portalb.mk.

“Kjo Qeveri nuk e ka hallin tek arsimtarët dhe statusi i tyre ekonomik, por tenton të mbulojë dështimet e tyre me skena teatrale në Kuvend. Sikur ky pushtet ta kishte me sinqeritet shqetësimin për të punësuarit në arsim, do të duhej të pranonte amendamentin e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët me të cilin parashihet harmonizim i pagave në arsim dhe sektorët e tjerë publik në përputhje me rritjen e pagës minimale. Ne mbështetëm rritjen e pagës minimale, por koalicioni LSDM-BDI në komisionin për punë dhe politikë sociale, votuan kundër amendamenteve tona dhe kundër rritjes së pagave në arsim”, thonë nga ASH.

Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje deputetëve të shumicës dhe Qeverisë që, siç thonë ata, ta ndalojnë teatrin dhe mashtrimin.

“Të ulemi dhe bashkërisht të vendosim të rrisim pagat e mësimdhënësve dhe punonjësve në sektorin e arsimit dhe njëkohësisht ata t’i ndalin keqpërdorimet e lukset e funksionarëve të tyre”, shtojnë nga ASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button