Bashkëpunimi përmes grupeve të punës do të zgjidhë problemet, vlerësoi kryeministri Kovaçevski dhe Radev

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar me ministrin Bojan Mariçiq  dhe Bujar Osmanin, kanë zhvilluar takim me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov, duke vlerësuar që forma e re e bashkëpunimin përmes grupeve të punës do të krijon zgjidhje të problemeve, transmeton Portalb.mk.

“Ata u shprehën të kënaqur nga procesi i dinamizmit të bashkëpunimit bilateral përmes realizmit të konspektit të grupeve të punës dhe aktiviteteve dhe propozimeve konkrete të cilat deri më tani kanë dal nga grupet e punës”, raportojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin bilateral të zhvilluar në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih, ata vlerësuar që dialogu do të krijoj zgjidhje për të ardhmen evropiane.

“Të dy kryeministrat e kanë vlerësuar si pozitive punën e grupeve të ekspertëve”, duke theksuar që ky lloj komunikimi do të thellojë raportet në dialogut politik, duke shpresuar që “dialogu sjell përfitime të mëdha për qytetarët dhe sjell zgjidhje për e të ardhme të përbashkët evropiane”.

Kovaçevski në kuadër të kësaj Konference ka zhvilluar takime dypalëshe edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe kryeministrin e Greqisë, Kirjakos Micotakis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button