Qytetarët duhet të sjellin personalisht në gjykatë dëshmi për pagesën e paushallit gjyqësor, por duhet të kërkojnë edhe verifikim

Qytetarët pyesin se a është e ligjshme që ata të shkojnë në gjykatë dhe të dorëzojnë personalisht fletëpagesën për paushallin e paguar për kundërvajtje. Avokati Gjorgji Pop Koçev për “Vërtetmatësi”  thotë se për këtë detyrim qytetari duhet ta dërgojë personalisht fletëpagesën, është obligim ligjor pasi nuk ka rrugë tjetër që pala të dëshmoj se e ka bërë pagesën për kundërvajtjen. Problemi është, thotë Pop Koçev, se gjykatat tona ende nuk janë të digjitalizuara shkruan “Vërtetmatësi” në analizën e saj, transmeton Portalb.mk.

Më poshtë e transmetojmë Tekstin e plotë:

Pse qytetarët duhet të paraqesin personalisht në gjykatë fletëpagesën se kanë paguar për kundërvajtjen? Kjo veçanërisht i irriton qytetarët në kohë pandemie. Ata pyesin, nëse gjykatat pranojnë ekstrakt të raportit bankar për pagesën e realizuar? Qytetarët pyesin nëse është e ligjshme që ata të shkojnë në gjykatë dhe të dorëzojnë personalisht fletëpagesat. Të njëjtin problem qytetarët e kanë edhe kur paguajnë gjobë për kundërvajtje në komunikacion në MPB. Edhe MPB kërkon që fletëpagesa, si dëshmi për gjobën e paguar, të dorëzohet personalisht në stacionin policor prej ku ua kanë shkruar gjobën.

Nga ana tjetër, ekziston një e drejtë e obligacionit sipas së cilës borxhliu detyrohet të paguajë borxhin që e ka, por aq, jo që më vonë të shkojë me fletëpagesë te kreditori për të vërtetuar se e ka realizuar pagesën. Asnjëri prej nesh, pasi të paguajmë rrymë, ujë apo ngrohje, nuk shkon në EVN, Ujësjellës apo BEG për të vërtetuar se kemi paguar vërtet.

Vallë borxhliu i parave në gjykatë, nuk është njësoj si borxhliu i parave në EVN?

Për këtë temë “Vërtetmatësi” kërkoi përgjigje nga avokati Gjorgji Pop Koçev. Ai na shpjegoi se  për këtë detyrim qytetari duhet ta dorëzojë personalisht fletëpagesën, është obligim ligjor pasi nuk ka rrugë tjetër që pala të dëshmojë se e ka bërë pagesën për kundërvajtjen. Problemi është, thotë Pop Koçev, se gjykatat tona ende nuk janë të digjitalizuara.

“Gjykata dhe Ministria e Brendshme janë shfrytëzues buxhetor dhe kur paguani në llogarinë e gjykatës ose të Ministrisë për Punë të Brendshme, paratë shkojnë në konton e llogarisë së buxhetit, pra në Ministrinë e Financave. Ministria e Financave nuk dërgon komente nëse dikush ka paguar dhe sa ka paguar. Kjo do të thotë se nuk ka komunikim të dyanshëm, gjegjësisht Ministria nuk u dërgon informacion përdoruesve të saj gjatë regjistrimit të faturave. Prandaj, gjykata nuk mund të dijë nëse dikush ka paguar diçka dhe sa ka paguar”, thotë Pop Koçev.

Ky nuk është rasti me pagesën e faturave të energjisë elektrike apo ngrohjes. Qytetarët nuk janë të obliguar, për shembull, t’i sjellin faturat e paguara në EVN ose BEG.

“Nëse e keni vënë re, ju keni një folio numër në llogaritë e EVN dhe BEG dhe faturat regjistrohen sipas atij numri, kompanitë e bëjnë këtë automatikisht, pra në mënyrë digjitale. Ju pranoni informacion kthyes se ajo dhe ajo faturë me atë shumë është paguar. Gjykata dhe MPB nuk kanë mundësi të tillë. Edhe nëse e paguani gjobën ose shumën e përgjithshme të gjykatës onlajn, nëpërmjet llogarisë tuaj digjitale, gjykata do të kërkojë të shkoni në bankë dhe banka do të verifikojë pagesën tuaj, pastaj mund ta çoni atë verifikim në gjykatë”,  shpjegon avokati.

E gjithë kjo është nebuloze në një kohë kur gjithçka është e digjitalizuar, shtoi ai. Sipas tij, problemi do të zgjidhej vetëm nëse gjykatat do të digjitalizoheshin.

“Kështu siç është situata, gjykata duhet të punësojë qindra persona të cilët vetëm do të do t’i regjistronin faturat e paguara dhe kjo është e pamundur”, thotë Pop Koçev.

Nga ana tjetër, shumë qytetarë ankohen se pasi e çojnë fletëpagesën në gjykatë, ndodh që ajo të humbasë dhe kështu të zhduket dëshmia e gjobës së paguar.

“E gjithë kjo ndodh për shkak të mungesës së informacionit të palëve. Palët duhet ta dinë se kur sjellin fletën e pagesës duhet të presin që gjykata ta vërtetojë, përkatësisht të përpilojë një procesverbal për pagesën e bërë, jo thjesht të dorëzojë faturën dhe të largohet. MPB-ja nuk e bën këtë, nuk vërteton, por verifikimet i bën gjykata dhe ju si palë duhet të kërkoni verifikim”, sqaron avokati Pop Koçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button