Takimi i ministrave të NATO-s, Petkovska: buxheti i mbrojtjes për vitin 2022 është dy herë më i madh se para katër viteve

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s u takuan dje dhe sot në Bruksel, ku në bazë të rrethanave temë kryesore ishte kriza në marrëdhëniet me Rusinë, pas vendosjes së 130 mijë trupave ruse në kufirin me Ukrainën, transmeton Portalb.mk.

Më poshtë ju sjellim një përmbledhje të shkurtër të aktiviteteve të delegacionit të RMV-së në Bruksel.

Në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut të Aleancës në Bruksel, në formatin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, një deklaratë e përbashkët u lëshua nga ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mbi situatën në dhe rreth Ukrainës.

“NATO mbetet e përkushtuar ndaj parimeve bazë mbi të cilat bazohet siguria evropiane, duke përfshirë se çdo vend ka të drejtën të zgjedhë rregullimet e veta të sigurisë. Riafirmojmë mbështetjen tonë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Siç u tha më herët, çdo agresion i mëtejshëm rus kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha dhe do të ketë një kosto të lartë. NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me palët përkatëse të interesit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë BE-në. NATO dhe aleatët e saj vazhdojnë të përdorin diplomacinë dhe dialogun me Rusinë për çështjet e sigurisë euroatlantike, duke përfshirë edhe nivelet më të larta.”

Deklaratën e plotë e gjeni KËTU.

Kështu u shpreh ministrja Petrovska në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Bruksel:

“Maqedonia e Veriut ka një rritje të qëndrueshme të buxhetit të mbrojtjes i cili këtë vit arriti në 1,77 për qind të bruto produktit të brendshëm dhe deri në vitin 2024 do të rritet në nivelin e parashikuar prej 2 për qind të BPB-së. Në të njëjtën kohë, vendi po investon vazhdimisht në modernizimin e forcave të armatosura dhe duke qenë se modernizimi mbulon mbi 30 për qind të buxhetit për vitin 2022, vendi përfshihet në grupin e 24 aleatëve të NATO-s që tashmë kanë përmbushur udhëzimet e Samiti i Aleancës në Uells.”

Në margjinat e takimit ministror në selinë e NATO-s në Bruksel, ministrja Petrovska pati takime të veçanta me ministrat e Mbrojtjes të Sllovenisë, Matej Tonin, Bullgarisë, Stefan Janev, Greqisë, Nikolaos Panagiotopulos dhe Turqisë, Hulusi Akar, ku u diskutua për angazhim për bashkëpunim të zgjeruar në mbrojtje dhe zhvillim të ndërveprimit.

Petrovska sot në selinë e NATO-s u takua edhe me homologun e saj nga Shqipëria, Niko Peleshi, duke rikonfirmuar përkushtimin e Ministrisë dhe Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mbrojtje.

Ndryshe, ministrat e mbrojtjes të NATO-s riafirmuan politikën e dyerve të hapura të Aleancës dhe nevojën që çdo vend sovran të vendosë për të ardhmen e vet. Ata gjithashtu rikonfirmuan përkushtimin e tyre për forcimin e sigurisë kolektive përmes rritjes së vazhdueshme të buxheteve të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe ndarjes së së paku 20 për qind të këtyre mjeteve për modernizimin dhe pajisjen e forcave të armatosura të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button