Kosova regjistroi edhe pesë viktima nga COVID-19

Kosova ka regjistruar pesë viktima dhe 411 raste të reja me virusin korona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të enjten më 17 shkurt, raporton REL, transmeton Portalb.mk.

Rastet e reja dolën pas testimit të 3,820 mostrave, që i bie se 10.75 për qind e të testuarve rezultuan pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve paraprake 2,582 pacientë janë shëruar nga virusi korona, ndërsa numri i rasteve aktive është 6,509.

Në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1,275 doza të vaksinës kundër virusit korona.

Deri më tani, 812,299 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button