Pesë shtetet që sjellin më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit dhjetor janë regjistruar 39 222 turistë, ndërsa gjatë gjithë vitit 2021 është regjistruar rritje për 50.3 përqind e numrit të turistëve, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve në dhjetor të vitit 2021 është 39 222, nga të cilët 53.0 % janë turistë vendor dhe 47.0 % turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në dhjetor të vitit 2021 është 78 237, nga të cilat 52.9 % janë turistë vendor dhe 47.1 % janë turistë të huaj”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në dhjetor erdhën 18 419 turistë të huaj, më së shumti kanë ardhur nga Serbia (2 762), Turqia (2 260), Greqia (1 549), Bullgaria (1 489), Kosova (1 412), ndërsa nga Shqipëria kanë ardhur 1 299 turistë.

“Në periudhën janar – dhjetor 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 50.3 %, dhe atë: numri i turistëve vendor ka rritje për 16.9 %, dhe numri i turistëve të huaj ka rritje për 148.7 %”, deklarojnë nga Enti, duke sqaruar që gjatë gjithë vitit kanë ardhur 293 963 turistë të huaj, ndërsa 408 500 vendas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button