Kam biseduar me shokë shqiptarë e ushtarakë dhe kemi një plan, flet shqiptari nga Ukraina

I ftuar në EN, përmes një lidhje nga Ukraina ishte Aleksandër Dermentli, kreu i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”. Ai tha se shqiptarët në Ukrainë janë gati për luftë dhe se kanë nevojë për ndihmën e shtetit shqiptar.

“Uroj që nuk do të ketë. Jemi gati për luftë, kemi marre këshillimet. Kam biseduar me shokë shqiptarë dhe ushtarakë dhe kemi një plan për ditën që mund të jemi në luftë”, tha ai.

“Qyteti ka një plan për t’u organizuar bashkë. Kam shkruar letër Ministrisë së Jashtme, kemi nevojë për ndihmë. Duam të paktën që fëmijët të evakuohen në Shqipëri. Kemi plan që të vijmë ne Shqipëri nëse do të ketë luftë”, u shpreh Aleksandër Dermentli.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur frikën se grumbullimi i trupave ruse mund të çojë në pushtimin e Ukrainës. Uashingtoni ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë në “çdo moment”.

Rusia ka grumbulluar mbi 130,000 trupa në afërsi të kufijve të Ukrainës. Moska ka hedhur poshtë se ka plane që ta pushtojë Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button