Komuna e Tetovës shpalli thirrje për vendosjen e tezgave për shitje për 8 Mars

Komuna e Tetovës shpalli thirrje publike për vendosjen e pajisjes urbane, tezgave në sipërfaqet publike për shitje të luleve dhe suvenireve për 8 Mars, transmeton Portalb.mk.

Në sheshin “Iliria” ka 61 vende të lira për shitje. Miratimi i vendosjes së tezgave ka të bëjë për periudhën nga 1 deri me 15 mars të këtij viti.

Çmimi për shfrytëzimin e hapësirës në sipërfaqe prej 2m2 në zonën-I për 15 ditë është 1.050,00 denar (35 denar/ m2/ ditë) dhe taksë administrative -1.050,00 denar.

Secili person maksimum mund të vendose një tezgë.

Shitja e luleve dhe suvenirëve do të bëhet në tezga private (të siguruara dhe të vendosura nga ana e shfrytëzuesit).

Në bazë të hapësirës është përgatitur skicë e sipërfaqes në të cilën do të vendosen tezgat me përcaktim të saktë të lokacionit.

Të gjithë personat e interesuar duhet të dorëzojnë kërkesë deri te Komuna e Tetovës në Arkivin e Komunës, ku në kërkesë duhet të shënohet se cilin produkt do ta shesin.

Hapësirat për shfrytëzimin e hapësirës publike do të jepen sipas principit i pari vjen, i pari shërbehet.

Pas parashtrimit të kërkesës dhe marrjes së lejes për vendosjen e pajisjes urbane–tezga, të njëjtët e rregullojnë statusin e hapësirës së siguruar.

Ndryshe, vendosja e tezgave private, tavolinave shtesë e tj, mjete të lëvizshme dhe elemente për ekspozimin pa leje nga organi kompetent i komunës, Inspektorati komunal pranë Komunës së Tetovës në pajtim me kompetencat e veta do të ndërmerr masa adekuate inspektuese sipas dispozitave ligjore të cilat e rregullojnë këtë materie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button