RMV, dy persona kanë humbur jetën në dy aksidente në komunikacion

Dy qytetarë kanë humbur jetën gjatë dy aksidenteve rrugore që kanë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, njëra në Gjecgjeli e tjetra në rrugën Shtip – Radovish, transmeton Portalb.mk.

Dje në orët e mbrëmjes në një aksident që ndodhi në Gjevgjeli ndërmjet veturës “Golf”, “Polo” dhe “Opel”, ka ndërruar jetën shoferi i veturës “Golf”. 56 vjeçari S.S. paraprakisht kishte humbur kontrollin gjatë vozitjes.

Një aksident me viktimë u regjistrua dje edhe në rrugën Shtip-Radovish, ku një automjet “Crafter”, i drejtuar nga 30 vjeçari J.J. nga Shkupi është ndeshur me një automjet “Citroën”. Shoferi i veturës “Citroën”, 44 vjeçari M.V. nga Radovisihi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button