Gjashtë qytetarë të Maqedonisë së Veriut dyshohet që përmes mashtrimit përvetësuan afër 2 milionë denarë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal për gjashtë qytetarë, si të dyshuar për mashtrim, duke përvetësuar afër 2 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Të akuzuarit kanë paraqitur dëme për aksidente në komunikacion për vetura të njëjta me pronat të ndryshëm, duke shkaktuar dëm materiale për kompanitë e sigurimeve në vlerë të përgjithshme prej 1 875 068 denarë”, sqarojnë nga Policia.

Raportohet që mashtrimin me sigurimin e automjeteve ata e kanë kryer nga viti 2017 deri në vitin 2020 përmes kompanive të ndryshme të sigurimit. Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj P.J. (34), L.M. (27), A.T. (33), P.C. (24), B.B. (42) dhe M.B. (42).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button