Për një vjet është rritur për 16.5 përqind çmimi i produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut çmimi i produkteve industriale brenda një viti është rritur për 16.5 përqind në përgjithshëm, ndërsa vetëm në tregun e jashtëm është rritur për 17.4 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit dhjetor 2021, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, janë më të larta për 1.0 % në nivel mujor dhe për 16.5 % në nivel vjetor. Çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta për 0.8 % në nivel mujor dhe për 17.4 % më të larta në nivel vjetor”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që brenda një viti rritje më e madhe është vërejtur në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 41.5 %; Miniera dhe gurorë për 21.0 %, në sektorin Industria përpunuese për 14.6 % dhe në sektorin, etj.

Brenda një viti, rritje prej 54.6 përqind është regjistruar te prodhimi i metaleve, rritje që është e njëjtë si në tregun e jashtëm edhe në atë të brendshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button