Përkundër mungesës së dokumenteve për transport të udhëtarëve, ata vazhdonin të punonin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur nëntë autobusë e furgon që po realizonin bartjen e qytetarëve, përkundër se nuk kishin të kompletuar dokumentacionin, transmeton Portalb.mk.

“Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Transportit janë shqiptuar sanksione adekuate për shoferët dhe automjetet”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, për kontrollet e realizuara në pikën kufitare në Tabanoc.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur parregullsi te dy furgonët “mercedes sprinter” të drejtuar nga 25 vjeçari V.T. dhe 24 vjeçari V.N. (24) nga Strumica, ”citroen” i drejtuar nga 36 vjeçari S.S. (36) nga Strumica, autobusi i Tetovës i drejtuar nga 42 vjeçari G.K. nga Treboshi, autobusi i drejtuar nga 57 vjeçari D.R. nga Livadhia e Strugës,  tjetri nga 43 vjeçari F.O. nga Strumica, 39 vjeçari D.R. nga Vinica dhe 28 vjeçari N.Z. nga Gostivari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button