Do të hapen arkivat e Akademisë së Maqedonisë dhe asaj Bullgare

Kryetarët e akademive të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Vllado Kambovski dhe Stefan Vodeniçarov, sot gjatë takimit në Sofje, arritën marrëveshje që arkivat e dy akademive të hapen për studiuesit e Maqedonisë dhe Bullgarisë, raportojnë mediat bullgare.

Gjatë takimit, Vodeniçarov dhe Kambovski kanë biseduar për bashkëpunimin e të dyja institucioneve në gjashtë projekte shkencore dhe janë pajtuar që akademia bullgare në fund të shtatorit të jetë nikoqire e takimit të përbashkët i menaxherëve të projekteve.

Takimi mes krerëve i të dy akademive ka përfunduar me marrëveshje për pjesëmarrje shkencore në projektet evropiane në programin shtatëvjeçarë 2014-2020. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button