RMV, janë shqiptuar 116 sanksione për vozitje të shpejtë
Gjatë aksionit të kontrollit të përforcuar të policisë në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, dje janë sanksionuar 116 drejtues të automjeteve për vozitje të shpejtë, informon MPB-ja, njofton Portalb.
Nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, shtatë automjete kanë vozitur mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa tre automjete me mbi 70 kilometra në orë. Madje, 37 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 79 jashtë vendbanimit.
Nga MPB-ja paralajmërojnë që aksionet e kontrolleve do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelojnë deri tek të gjithë pjesëmarrësit që t’i respektojnë rregullat dhe dispozicionet në trafik për rrugë më të sigurta.