ISHT ka konfirmuar parregullsi në një objekt gastronomik në Gërçec të Shkupit, një i arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se pas mesnate policia, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe zyrtarë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë kryer kontrolle në një objekt gastronomie në fshatin Gërçec të Shkupit. Autoritetet kanë konstatuar një sërë parregullsish, pas çka e kanë mbyllur objektin, njofton Portalb.

“Janë konstatuar një sërë parregullsish në punë: objekti gastronomik nuk ka të regjistruar subjekt juridik-firmë, nuk ka pasur të regjistruar aparat fiskal, nuk janë respektuar masat për ballafaqim me Kovid-19, për çfarë arsye nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut objekti është mbyllur dhe janë shqiptuar gjoba adekuate. Është kryer kontroll tek 40 persona dhe është konstatuar prania e tre të miturve në objekt, për të cilët do të vijojnë parashtrime përkatëse. Gjithashtu është arrestuar një person tek i cili është gjetur një thikë. Për të gjithë paligjshmëritë do të pasojnë parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button