Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë më lehtë tashmë edhe në tre shtete tjera

Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që shtetet si Kosova, Norvegjia dhe Bullgaria kanë lehtësuar masat anti-kovid për kalimin kufitar, transmeton Portalb.mk.

“Norvegjia ka hequr kufizimet e hyrjes për qytetarët tanë, por ende vazhdon të kërkojë plotësimin e formularit të regjistrimit përpara se të hyjnë në Norvegji (https://reg.entrynorëay.no/) si dhe paraqitjen e detyrueshme të një testi PCR negativ të bërë 24 orë përpara hyrja në Norvegji, nëse personi është më i vjetër se 18 vjeç dhe nuk ka certifikatë të vlefshme vaksinimi ose ka kaluar Covid-19”, bëjnë të ditur nga Ministria.

Qeveria e Kosovës gjithashtu sot vendosi që të largojë dozën e tretë si një kusht për të hy në Kosovë.

“Masat të lehtësuara për hyrje edhe në Bullgari, të cilat parashikojnë paraqitjen e një prej dokumenteve të mëposhtme: certifikatë për marrjen e dy ose tre dozave të vaksinës kundër Kovid 19; vërtetim që ke kaluar Kovid 19; PCR negativ ose test antigjen negativ”, sqarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button