Policia kapi dhjetë qytetarë të Kosovës që po punonin në Maqedoninë e Veriut në mënyrë ilegale

Në Shkup janë kapur dhjetë qytetarë të Kosovës që po punonin në mënyrë ilegale në një kantierë ndërtimi, ku punimet po realizoheshin nga një subjekt juridik nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

“Policia së bashku me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Punës, kanë kryer kontrolle në një objekt ndërtimi në rrugën “Partenij Zografski” në Shkup, ku subjekti juridik nga Shkupi është kryerësi i punimeve”, deklarojnë nga Policia, duke paralajmëruar kallëzim penal në bazë të nenit 217 nga Ligji për të huaj, sikurse edhe ndaj subjektit juridik.

Në këtë objekt, ishin kapur dhjetë shtetasit e Kosovës duke kryer punë ndërtimore, ndërkohë nuk e kanë respektuar Ligjin për të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button