U arrestua 44 vjeçari nga Saraji në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Policia ka arritur të arrestojë 44 vjeçarin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, për të cilin kishte urdhërarrest pasi ishte i dënuar paraprakisht me tre vjet burg, transmeton Portalb.mk.

“Sot në ora 12:45 minuta në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, nëpunës policorë të Ekipit Operativ për Ndjekje pranë SPB Shkup në bashkëveprim me pjesëtarët e Policisë Ushtarake nga Armata e RMV-së e kanë privuar nga liria D.A. (44) nga f. Semenishtë, komuna Saraj”, raportojnë nga Policia.

Ai është i dënuar nga Gjykata e Shkupit me tre vjet burg, bazuar në nenin 123, në lidhje me nenin 24 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button