Lulzim Vrenezi pritet nga z. Izet Mexhiti para nisjes për Turqi

Lulzim Vrenezi është para nisjes për në Lojërat Mesdhetare në Mersin të Turqisë, ndërsa në prag të nisjes ai është pritur nga Kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti i cili ka shprehë kënaqësinë që KM Liria dhe mundësit e saj po arrijnë që të sjellin dhe medaljet e para, menjëherë pas investimit të Komunës së sport, pikërisht pas ndërtimit të sallës së mundjes, “Mentaz Allajbegu”.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti është shprehur i kënaqur nga sukseset e Vrenezit, i cili mes tjerash tha se tani pritet që pas përfundimit të karrierës si mundës, ai të vazhdon me punën si seleksionues, duke nxjerr dhe talente të reja. 
“Urojmë që Lulzim Vrenezi të arrijë sukses edhe në Lojërat Mesdhetare, ndërsa pas përfundimit të karrierës mendojmë se ai do të vazhdojë punën me mundësit e rinj dhe të përkushtohet në ngritjen e gjeneratave të reja, në sallën e re të KM Liria të emërtuar “Mentaz Allajbegu”. Urojmë që të jetë një pasues i mirë i profesorit të nderuar Mentzait, në ngritjen e të reja”.

Lulzim Vrenezi është shprehur se karrierën si mundës aktiv do ta përfundojë me paraqitjen e tij në Lojërat Mesdhetare në Mersin të Turqisë. Ai ka thënë se është shumë i kënaqur nga ndihma që i ka dhënë Komuna e Çairit dhe kryetari Izet Mexhiti.

Të përkujtojmë se ditë më parë Elmedin Sejfullahu ishte mundësi i vetëm nga përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje për kadetë, i cili u kurorëzua me medalje në Evropianin në Malin e Zi. Sejfullahu u ndal në vendin e 3-të duke arkëtuar medaljen e bronzit në konkurrencën e mundësve deri më 42 kg. 
Arritja e mundësve pritet në ora 19:00, ndërsa Komuna e Çairit dhe KM Liria kanë organizuar pritje madhështore mundësve, e cila do të zhvillohet para sallës së mundjes “Mentaz Allajbegu”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button