Ahmeti: LSDM dhe VMRO e akuzojnë BDI-në për krim dhe korrupsion – Ahmeti të mos çuditet, le ta kontrollojë kabllon ilegale të rrymës, thotë VMRO

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, mbrëmë në Facebook ka postuar një video-përmbledhje të konferencave për media të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në të cilat të dyja palët akuzojnë BDI-në për krim dhe korrupsion, transmeton Portalb.mk.

Ahmeti e postoi videon në Facebook dhe porositi:

“Vite të tëra me përpjekje të vazhdueshme nga aktorë të ndryshëm për ta dëmtuar BDI-në, si dhe për ta shfrytëzuar atë për t’i arritur qëllimet për politikat e tyre ditore partiake”, shkroi Ahmeti.

Pas kësaj videoje, sot ka reagur VMRO-DPMNE-ja opozitar, duke thënë se Ahmeti nuk duhet të çuditet pse BDI-ja akuzohet për korrupsion.

“Ahmeti nuk duhet të habitet pse BDI akuzohet për korrupsion. Përveç kontrollit në dollapin e rrymës, ku ka një kabllo të lidhur ilegalisht, duhet t’i kontrollojë edhe kuadrot që 20 vite kanë qenë burim krimi dhe korrupsioni”, thonë nga VMRO.

Agjenda e gjelbër e BDI-së dhe tema e të drejtave etnike të komuniteteve janë shpikur për ta mbuluar BDI-në në momentet kur ajo vjedh më së shumti nga populli, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Sipas tyre, gjithmonë kur Ali Ahmeti dëshiron të pëlqehet nga bashkësia ndërkombëtare në takimet e tij, dorëzohet nga Kosova, dhe lavdëron iniciativën e Serbisë “Ballkani i Hapur” ku Kosova nuk përmendet dhe shpik një agjendë të gjelbër, ndërsa sa herë që Ahmetit dhe Kovaçevskit iu duhet t’iu kalojnë tenderët dhe milionat në REK dhe Osllome, Ahmeti bëhet patriot i shqetësuar dhe flet për Kosovën.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim të LSDM-së për këtë video.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button