KSI sot do të vendosë për zbatimin e kovid-skriningun në shkolla

Komisioni për Sëmundjet Infektive në seancën e sotme, siç njoftoi dje ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, do të vendosë se si dhe kur do të zbatohet skriningu nëpër shkolla. Sipas Sali, skriningu do të kryhet përmes qendrave të shëndetit publik që mbajnë evidencë për të gjitha rastet pozitive, transmeton Portalb.mk.

“Java e parë është shumë e rëndësishme për të reaguar shpejt nëse ka nevojë për marrjen e masave shtesë,” deklaroi Sali.

Ministri i Shëndetësisë vlerësoi se për momentin nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese. Sipas tij, ka një rritje të lehtë të numrit të të hospitalizuarve dhe një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve. Ai tha se momentalisht nuk planifikohet heqja e certifikatave të COVID.

Ndryshe, sot filloi semestri i dytë me prezencë fizike. Fillimi i semestrit u shty për dy javë për shkak të situatës epidemiologjike në vend.

Qëndrimi i autoriteteve në shëndetësi dhe arsim është që viti shkollor, si dhe në gjysmëvjetorin e parë, të vazhdojë me prezencë fizike, duke zbatuar protokollet anti-kovid, në mënyrë që edhe më tej, dy skenarët e tjerë që u përgatitën në verë të vazhdojnë të mbeten rezervë – mësim në distancë dhe mësim i kombinuar me rotacione të nxënësve në të njëjtën klasë.

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SAShK) dhe opozita VMRO-DPMNE këto ditë kërkuan që Qeveria të rishqyrtojë vendimin dhe të vazhdojë mësimin online, pasi numri i të infektuarve me KOVID-19 është i lartë, riinfektimet janë të shpeshta për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit omicron.

Nga ana tjetër, Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme përshëndeti vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin e mësimit me prezencë fizike, duke kujtuar se këtë qëndrim e ndajnë edhe me Komisionin për Sëmundjet Infektive dhe me Përfaqësinë e UNICEF-it në vend.

“Kuvendi i përgjithshëm i Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme vendosi njëzëri të rikonfirmojë qëndrimin që mësimi të zhvillohet në shkollë. Lidhja beson se në situatën më të keqe mësimi duhet të bëhet i kombinuar, ndërsa në rastin më të mirë mund të jetë tërësisht fizik”, thonë nga Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button