Mariçiq: Pres takim të liderëve javëve të ardhshme në të cilin do të bisedohet edhe për marrëdhëniet me Bullgarinë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski publikisht i bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, kanë pasur bisedë telefonike dhe pres që javëve të ardhshme të ndodhë takim i liderëve ku opozita do të informohet për rrjedhën e bisedimeve me Bullgarinë. Është e rëndësishme t’i dëgjojmë edhe qëndrimet e tyre, theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq, njofton Portalb.

Ai sonte në pjesëmarrjen në ditarin në TV Sitel potencoi se vetë fakti që ka deklaratë të miratuar në Kuvend të pranuar nga të gjithë partitë është tashmë shenjë se ekziston dialog, por edhe linjë në të cilën pajtohen dhe i shenjojnë interesat kombëtare.

“Kryeministri Kovaçevski publikusht i bëri thirrje liderit të opozitës, ata kanë pasur bisedë telefonike dhe unë pres që në periudhën e ardhshme të ndodhë takim i liderëve në të cilin do të bisedohet për më shumë çështje, midis të cilave edhe marrëdhëniet me Bullgarinë, dhe opozita të informohet për rrjedhën e bisedimeve, por gjithashtu është e rëndësishme t’i dëgjojmë edhe qëndrimet e tyre”, tha Mariçiq.

Sipas Mariçiqit, është shumë e rëndësishme që t’i qaset sinqerisht kësaj çështjeje, për shkak se siç theksoi, “çështja me Bullgarinë është çështje e cila i dedikohet integrimeve tona evropiane, i dedikohet marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe është problem i cili nuk do të zhduket për pesë pse dhjetë vite”.

“Nëse përgjigja e tyre për çështjen për ndryshime kushtetuese të ndërlidhura me futjen e bashkësive etnike në Kushtetutë është që ta shkurtojmë Kuvendin për një të katërtën, kjo nuk është paraqitje e qëndrimit. Kjo thjeshtë është shpërqendrim nga çështje të tjera. Gjithsesi ajo duhet të jetë konstruktive, ishte destruktive në rastin me Marrëveshjen e Prespës. Shpresoj se kësaj here do ta shfrytëzojnë shansin që të hyjnë në këtë proces më ndryshe dhe me të vërtetë të zgjidhet procesi i interesit të përbashkët pa i ndarë qytetarët, pa lënë plagë të hapura të cilat pastaj do të na kthehen si bumerang ose pa lënë hapësirë të mendojë kushdo qonftë se në të ardhmen do të mund të ndryshojë nën presion të tyre”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se Qeveria do të kujdeset tërësisht “për mbrojtje të interesave të qytetarëve, për ruajtje të identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe konsensus më të gjerë lidhur me këto çështje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button