Pasi ka mbajtur në punë një arsimtar pa diplomë, Policia e RMV-së ka paditur drejtorin e shkollës

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një drejtori të shkollës, i cili kishte mbajtur një arsimtar pa diplomë adekuate, përkundër rekomandimit të Inspektoratit, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që dëmin që ka shkaktuar shkolla duke paguar edhe kontributin për sigurim social e shëndetësor arrin deri 695 mijë denarë.

“Kallëzim penal kundër S.SH. (63) nga f. Ramanli-Kumanovë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ”keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”. I denocuari, i punësuar si drejtor i Shkollës Fillore” Qirili dhe Metodi” në f. Ramanli, gjatë vitit 2018 nuk ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës të punësuarës S.XH.E.”, sqarojnë nga Policia.

Vlerësohet që drejtori është dashur të largojë mësimdhënësen bazuar në ligjin, marrëveshjen kolektive, vendimin paraprak nga PTHP Kumanovë dje procesverbalin e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button