Escobar dhe Lajçak u takuan me Kurtin

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përsëritur se SHBA-ja mbështet plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj, raporton Koha.net.

Escobar në konferencë për media ka thënë se SHBA-ja mbështet dialogun dhe integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.

“Nga perspektiva amerikane, dua të them se SHBA-ja e përkrah plotësisht pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial të saj. E keni treguar se jeni partner solid, mik i mirë dhe ju falënderojmë për këtë. Për Kosovën e rajonin, shohim mundësi të jashtëzakonshme. Jeni evropianë, jeni ekonokimisht, në aspekt kulturor dhe historikisht evropianë. Kemi punuar me kolegët evropianë që ta njohin Ballkanin Perëndimor si mundësi të jashtëzakonshme e jo si rrezik. Ne inkurajojmë gjitha palët që ta shohin Ballkanin Perëndimor si anëtar potencial të ardhshëm. Procesi i dialogut ka mbështetjen tonë të plotë dhe duhet të drejtohet nga BE-ja, sepse bëhet fjalë për BE-në. Por derisa lëvizni drejt BE-së, ju gjithashtu duhet të jeni miq të ngushtë me SHBA-në, sepse është një miqësi transatlantike dhe procesi i dialogut do të jetë në mbështetje të plotë nga SHBA-ja dhe në afërsi të SHBA-së”, ka thënë Escobar, ndërsa ka premtuar përkrahjen e plotë të SHBA-së.

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka thënë se kjo është vizita e shtatë në Kosovë, si përfaqësues i BE-së.

“Jam i lumtur se vizita ka ofruar mundësi për të diskutuar planin tonë për muajt e ardhshëm e javët e ardhshme me presidentin, me kryeministrin. E do të vazhdojmë diskutimet tona. Do të qëndrojmë deri të mërkurën, do të na ndihmojnë të kemi pamje të qartë se çfarë të presim në të ardhmen çfarë të presim në të ardhmen e të shtyjmë procesin para. Do të informojmë për vizitën. Në këtë pikë dua të them se jemi të lumtur që jemi këtu bashkë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button