RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës
Çmimi i benzinave nga sonte në mesnatë do të rritet për një denar për litër, ndërsa derivatet dizel do të rriten për gjysmë denari, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me këtë vendim rritet çmimet me pakicë i derivateve të naftës mesatarisht me 1.01 për qind, transmeton Portalb.mk.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 79,5, kurse EUROSUPER BS-98 – 81,5 denarë për litër, ndërsa EURODIESEL (DV V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shiten për 71,5 denarë për litër.
Me vendim të KRRE-së për 0.509 denarë për kilogram rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të shitet në 44.722 denarë.
Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, KRRE përmend rritjen e çmimeve referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit për mesatarisht 1.601 për qind dhe te dizeli për 0.766 për qind, si dhe për 1.005 për qind më të lartë të kursit të këmbimit të dollarit ndaj denarit. .