Austria sot hoqi izolimin për të pavaksinuarit, por nga nesër imunizimi do të jetë i detyrueshëm

Nga e hëna, personat e pavaksinuar në Austri nuk do të duhet të jenë më në karantinë, pasi nesër, e martë, vaksinat kundër COVID-19 do të bëhen të detyrueshme, njoftoi qeveria javën e kaluar, njofton Euroactiv, transmeton Portalb.mk.

“Izolimi për të pavaksinuarit do të përfundojë të hënën”, tha kancelari Karl Nehammer më 26 janar derisa njoftoi heqjen e masave. Karantinimi gjatë festave kishte funksionuar, shtoi Nehammer.

Megjithatë, masat kufizuese do të mbeten në fuqi. Kjo përfshin orë policore nga ora 22:00 dhe kërkesën që personat e shëruar të vaksinohen – që korrespondon me të ashtuquajturin rregull “2G” – për të hyrë në “pothuajse të gjitha hapërsirat”, tha Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein.

Numri i rasteve me COVID-19 në Austri vazhdon të jetë i lartë. Me pothuajse 2.500 raste për 100.000 banorë të regjistruar të dielën në mbrëmje, ky vend shënon 1.200 raste më shumë se fqinji i saj më i madh, Gjermanisë.

Muckstein pret që kulmi i valës së Omicronit të jetë për “rreth 14 ditë”, duke shtuar se rreziku nuk ka përfunduar ende, sipas një raporti nga orf. Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të imunizohen, përpara se mandati i vaksinës të jetë efektiv.

Një ditë pasi të hiqet izolimi për të pavaksinuarit, Austria do të jetë vendi i parë i BE-së që do të vendosë mandat universal të vaksinimit. Vendi gjithashtu do të ulë numrin minimal të ditëve ndërmjet dozës së dytë dhe të tretë nga 120 në 90.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button