OSBE e shqetësuar për presionet ndaj komunës Qendër

Delegacion i lartë i OSBE-së, e udhëhequr nga Ambasadori Ralf Breth, sot u prit nga kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

“Përfaqësuesit e OSBE-së janë të njoftuar mirë për ngjarjet e fundit në komunën Qendër dhe për presionet që ushtrohen ndaj komunës, për inspektimet dhe gjobat e përditshme.

Ashtu siç thanë edhe vetë në takim, janë njoftuar me realitetin, e posaçërisht në lidhje me policinë në kohën e protestave, të cilat u organizuan para komunës, për vandalizmin, në të cilin u vërtetua personalisht ambasadori Breth dhe për demolimin e lokaleve të Këshillit të komunës Qendër”, thuhet në deklaratën e komunës Qendër.

“Gjithashtu, OSBE e informoi kryetarin e komunës, Zhernovski, se për këto çështje kanë biseduar me Ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska dhe qartë i kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me ngjarjet e fundit.

Në takim është biseduar edhe për zgjedhjet lokale, për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Përfaqësuesit e OSBE-së ishin të interesuar edhe për gjendjen e opozitës dhe se partia PLD, në të cilën lider është kryetari i komunës Qendër, do ta vazhdojë bashkëpunimin me koalicionin”, thuhet në deklaratën e komunës Qendër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button