Valë e tmerrshme nxehti! Në Dubrovnik 31 gradë në 2 të natës

Pas përmbytjeve, Ballkani ballafaqohet me vapë tropikale dhe atë në Kroaci, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni, temperaturat arritën deri 39 gradë Celsius.

Mbi 100 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Beograd për shkak temperaturave të djeshme rekord të larta. Vetëm deri në orën 14 “Ndihma e shpejtë” ka pranuar 77 thirrje, në pjesën më të madhe të rasteve për goditje nga moti i nxehtë.

Autoritetet kroate shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak temperaturave jashtëzakonisht të larta. Madje, termometrat tregojnë se në ora 2 të natës mbrëmë në Dubrovnik temperatura ka qenë 31 gradë celsius ndërsa në Split 28 gradë celsius. 

Në Maqedoni edhe sot është shpallur alarmim për fazën e verdhë të nxehtit.

Sipas meteorologëve, temperaturat tropikale në rajon do të ndalen deri në fund të javës dhe më pas do të kemi të reshura të shiut. 

Lajme të ngjashme

Back to top button