“Panairi i gjelbër” në Strugë, ta duam dhe ta ruajmë planetin tonë

Aktivistë nga vende të ndryshme të Evropës, si dhe nga vendi, protagonistë në realizimin e  projektit ”Panairi i gjelbër”, përcollën mesazhin për nevojën e të qenit më shumë aktiv në drejtim të ndërgjegjësimit dhe kultivimit të kulturës ekologjike.

Ata nëpërmjet lojërave ndryshme, edhe pse u përkasin kulturave të ndryshme, përcollën shqetësimin që toka,  e vetmja pasuri e njerëzimit ka nevojë për kujdesin tonë, dhe ata që më shumë duhet të kujdesen për të, janë të rinjtë.

 Drejtueset e këtij projekti Amiet Isa dhe Isa.Katerina Vasileska , thonë se shoqërimi dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta të kësaj natyre, me të rinj aktivistë nga vende të ndryshme të Evropës,është një risi dhe një praktikë e dobishme për ekologjistët e këtushëm.

”Panairi i gjelbër” synon të prezantoj punët që janë bërë në drejtim të sistemimit të disa parqeve në qytetin e Strugës, aktivitete këto në kuadër të projektit ”Rregullo parkun” që  financohet nga Ambasada e SHBA dhe realizohet, në bashkëpunim me shkollat fillore dhe të mesme të Strugës .Ky aktivitet ‘ në prezencën e grupeve të përbërë nga të rinjtë që vijnë nga vende të ndryshme të Europës synon që nëpërmjet lojërave të mësojmë dhe ta duam më shumë tokën”, thonë ata.

Ky projekt filloi të zbatohet që nga viti i kaluar ku në përurimin e fillimit të tij në Strugë qëndroi edhe ambasadori amerikan i akredituar në Shkup. Amerikanët për këtë projekt dhuruan më shumë se 24 mijë dollarë, me të cilat mjete u sistemuan parqet e shkollës ”Ibrahim Temo”,”Niko Nestor” dhe të disa shkollave të tjera dhe disa lokacione në qytetin e Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button