Kryetari i Ohrit Pecakov pozitiv në korona virus ka marrë pjesë në ceremoninë për Ujin e Bekuar

Kam bërë test të ri të dytë PCR dhe në atë jam negativ, tha kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov, testi parë i të cilit të mërkurën ka qenë pozitiv. Pecakov të mërkurën, së bashku me mijëra qytetarë ka marrë pjesë në kremtimin e festës Uji i Bekuar dhe hedhjen e kryqit në ujërat e Liqenit të Ohrit. Pecakov para ceremonisë, së bashku me liderin e VMRO – DPMNE-së kanë marrë pjesë në një aktivitet në kishën “Sveta Bogorodiva – Kamensko”, në të cilin të dytë nuk kanë mbajtur maska, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Në mëngjes, para se të shkoj në ceremoni, ka bërë test PCR, siç tha Pecakov i cili është mjek i stomatologjisë, për shkak të udhëtimit jashtë vendit. Ai tha se pas testit të bërë PCR nuk ka qëndruar në shtëpi por, ka marrë pjesë në hedhjen e kryqit sepse nuk ka pasur asnjë simptomë, ndërsa është testuar për shkak të udhëtimit.

“Kishim planifikuar me familjen udhëtim jashtë vendit prej 20 deri më 23 janar. Në mbrëmje më ka ardhur testi në mail se jam pozitiv, ndërsa bashkëshortja negativ. Pasi më ka ardhur rezultati deri më sot nuk kam asnjë simptomë dhe nuk kam dalë nga shtëpia dhe për shkak se isha i bindur se rezultatet nuk përkojnë me gjendjen time shëndetësore, për 36 orë kam bërë test të ri PCR, nga institucioni i njëjtë QSHP Ohër, i cili është negativ”, është përgjigjur Pecakov.

Sipas rekomandimeve të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, çdo kush që bën test PCR, pavarësisht për çfarë i nevojitet, duhet të pres rezultatin në izolim.

Të punësuarit në Komunën e Ohrit thonë se dhjetë ditët e fundit, numër i madh i të punësuarve kanë qenë të infektuar me llojin e ri omikron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button