KRRE publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar vendimin për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 1,94% krahasuar me Vendimin e datës 10.1.2022, transmeton Portalb.mk.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimet me pakicë të benzinës EURODIESEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) për 1,50 denarë/litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS do të rritet për 1,103 denarë / kg dhe tani do të arrijë në 42,827 denarë / kg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button