Presidenti Meta nga Shkupi u shpreh kundër ndryshimit të kufijve në rajon

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën treditore në Maqedoninë e Veriut, ka vlerësuar që ndryshimi i kufijve në rajon nuk është zgjidhje, transmeton Portalb.mk.

“Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin”, vlerësoi Meta, duke theksuar që në rajonin tonë nuk ka kombe të mëdha dhe të vogla.

Ai vlerësoi që në rajon duhet të ketë vlera evropiane që do të respektohen nga gjithë, duke përfshirë të drejtat e pakicave.

“E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane”, deklaroi Meta, duke vlerësuar që kjo do të sjellë paqe, stabilitet e siguri në shoqëritë multietnike.

Përkujtojmë që ndryshimi i kufijve, shkëmbimi apo korrigjimi i kufijve janë shprehje që u aktualizuan në politikën e rajonit nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mbështetur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button