RMV, nga 400 euro dënime për automjetet që kryejnë transport publik në mënyrë jo të rregullt

Policia e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar me aksionet për të kontrolluar automjetet e llojit të ndryshëm që shfrytëzohen në transportin publik për bartjen e qytetarëve, duke theksuar dënime prej 400 euro për parregullsitë e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë personave të cilët kanë shkelur rregullat e trafikut do t’u parashtrohen kallëzime adekuate, gjatë së cilës do të ballafaqohen me gjobë në të holla prej 400 eurove në kundërvlerë në denarë”, sqarojnë nga Policia.

Gjatë një kontrolli në Gostivar dhe Tetovë, Policia ka hasur në katër automjete me parregullsi, ashtu që i ka mënjanuar nga komunikacioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button