Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e sotme
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 132-të ka ndarë edhe 670 milionë denarë për menaxhimin me krizën energjetike, transmeton Portalb.mk.
Në këtë seancë u miratuan ndryshimet në Ligjin për të drejtat e autorit bazuar në direktivat evropiane, ndërkohë u miratua edhe Programi për imunizim, ku përfshihen fëmijët deri në moshën 18 vjeçare.
Në këtë seancë u miratua shkarkimi i Vllado Buçkovskit, si përfaqësues i Qeverisë në negociatat me Bullgarinë.
Festim Halili u propozua si ushtrues detyre në pozitën e drejtorit në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.
Qeveria vendosi që të gjitha institucionet të pranojnë certifikatat elektronike nga regjistri i të dënuarve, duke mos qenë i detyruar qytetari ta printojë.
Ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski, u angazhua nga Qeveria të vlerësojë dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Manastir.