10 gjërat që mund të bëhen tani për të shpëtuar planetin Tokë!

2021 ishte një nga vitet më të nxehta të regjistruara në Tokë, qymyri po lulëzon, emetimet po rriten dhe ne jemi në rrugë katastrofa klimatike, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Britania mbetet shembull për t’u marrë sa i përket masave që i merr kundër ndryshimeve klimatike. Viti 2022 është edhe më i rëndësishëm se 2021, sepse hendeku midis retorikës dhe veprimeve është më i madh dhe tani është koha për ta ndryshuar këtë.

Kur jemi te Britania, si një vend progresiv, këto janë disa nga veprimet që ata mund t’i bëjnë kundër ndryshimeve klimatike:

  1. Ata mund të shpallin fundin e kërkimit të naftës dhe gazit në Detin e Veriut. Vështirë se ndonjë naftë e nxjerrë nga puset në shtratin e detit në Mbretërinë e Bashkuar arrin ndonjëherë në një rafineri me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, e lëre më një makinë apo bojler britanik. Ata mund të shpallin fund të menjëhershëm të eksplorimit dhe pak njerëz madje do ta vinin re. Sëbashku me ndërprejen e pritshme të prodhimit të energjisë nga qymyri në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022, ky do të ishte një sinjal i fuqishëm për botën se epoka e karburanteve fosile po përfundon.
  2. Heqja e subvencioneve për lëndët djegëse fosile. Afër 420 miliardë dollarë shpenzohen në vit nga qeveritë për subvencionet në industrinë e karburanteve fosile. Britania shpenzon miliarda në vit për të mbështetur industritë ndotëse, por më pak se një e 10-ta e tyre shkon për të mbështetur energjinë e rinovueshme. Si do që të jetë, vendimi i Gjykatës së Lartë mbi ligjshmërinë e subvencioneve qeveritare të karburantit, MB mund të barazojë menjëherë fushën e lojës dhe të kursejë miliarda duke mos inkurajuar harxhimin e kotë të energjisë, nga e cila kryesisht përfitojnë të pasurit.
  3. Mbrotja e natyrës. Takimi më i rëndësishëm në vitin 2022 do të jetë në Kinë në prill, kur të gjitha vendet do të takohen për të përfunduar negocimin e qëllimeve të reja për të ndaluar dhe rikthyer humbjen e biodiversitetit. Shumë prej tyre kanë thënë tashmë se planifikojnë të mbrojnë 30% të tokës dhe oqeaneve të planetit. Por, kanë dështuar jashtëzakonisht në të kaluarën për të përmbushur objektivat minimale, kështu që nuk duhen besuar. Covid ka treguar se si klima, biodiversiteti dhe shëndeti i njeriut varen nga njëra-tjetra, kështu që Britania mund të jetë e para që do të veprojë me guxim duke i përkthyer në ligj të gjitha qëllimet globale.
  4. Do të ndalojë së shtuari shpyllëzimin. Ka plane për të pastruar zinxhirët e furnizimit të Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar në mbrojtjen e pyjeve dhe reduktimin e emetimeve klimatike, por ato nuk do të ndalojnë kompanitë të blejnë tokë nga shpyllëzimi ligjor dhe nuk trajtojnë abuzimet e të drejtave të njeriut. Propozimet mund të shtrëngohen lehtësisht.
  5. Avullimi i ngadalshëm. Kriza financiare e vitit 2008 i detyroi pronarët e anijeve të shkurtojnë faturat e karburantit dhe shumë prej tyre zgjodhën të reduktojnë shpejtësinë e anijeve të tyre. Mbretëria e Bashkuar mund të punojë me të tjerët për të nxitur Organizatën Ndërkombëtare Detare të miratojë kufijtë e shpejtësisë në oqean. Kjo do të reduktonte në masë të madhe ndotjen e ajrit, do të shkurtonte koston e pushimeve të lundrimit dhe do të kursente miliarda ton karbon gjatë dekadave të ardhshme.
    Photo by Markus Spiske on Unsplash
  6. Vetëdisimi te njerëzit. Falë Covid-it dhe ankthit klimatik, njerëzit po i zhvendosin dietat nga mishi dhe bulmeti, duke reduktuar fluturimet dhe duke u zotuar të ndryshojnë zakonet ndotëse të karbonit. Shkollat, institucionet, kompanitë dhe individët të gjithë mund të ndihmojnë në rritjen e kërkesës për konsumim miqësor ndaj klimës, pa plastikë.
  7. Sa më pak përdorim të transportit. Programi i rrugëve prej 24 miliardë funtesh, tuneli Silvertown prej 1.2 miliardë funtesh në Londër, pjesa më e madhe e projektit HS2 prej 96 miliardë funtesh dhe propozimet për shumë pista të reja dhe zgjerime të aeroportit nuk nevojiten, për arsye se do të shtojnë emetimet dhe mund të mbyllen pa shumë ankesa. Paratë e kursyera do të lejonin qeverinë të përqendrohej në skemat më popullore dhe të qëndrueshme të transportit publik. Mbretëria e Bashkuar po shkon në drejtim të kundërt me shumicën e vendeve të cilat i japin përparësi udhëtimeve hekurudhore të përballueshme, çiklizmit dhe ecjes. Kursimet financiare, shëndetësore si dhe të karbonit në drejtimin e transportit do të ishin të mëdha.
  8. Përballja me industrinë e ndërtimit. Rregulloret e reja që do të hyjnë në fuqi në 2022 synojnë të reduktojnë emetimet e karbonit nga shtëpitë e reja me rreth 30% krahasuar me standardet aktuale. Por, një standard më ambicioz për shtëpitë e së ardhmes, i cili synon t’i bëjë të gjitha ndërtesat e reja me “zero karbon”, nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2025 dhe qeveria ka një histori të gjatë dhe të keqe të përkuljes ndaj presionit të industrisë për të dobësuar planet.
  9. Izolim, izolim. Një program i madh për të promovuar energjinë diellore shtëpiake, për të rritur blerjen e makinave elektrike, për të izoluar më mirë të gjitha shtëpitë dhe për të kaluar në burimet e rinovueshme, mund të galvanizojë shumë industri, të zvogëlojë faturat e larta të energjisë, të përmirësojë shëndetin dhe të reduktojë në mënyrë dramatike emetimet.
  10. Mbajtjen e premtimeve që kanë bërë. Me gjithë fjalët e bukura në Glasgow dhe “zero emetim” si dhe premtime të tjera, vendet nuk i kanë politikat në fuqi. Prioriteti për Mbretërinë e Bashkuar është të bëjë qëllimin e “zero emetimeve” ligjërisht të detyrueshëm dhe të ndihmojë vendet e tjera të përmbushin premtimet e tyre në vend që të zgjerojë hendekun midis objektivave dhe realizimit.

Kjo është një listë e dëshirave. Duhet të jemi realistë, por edhe ambicioz. Arritja e vetëm gjysmës së gjithçkaje do të ishte diçka për të cilën Britania mund të krenohej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button