Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot do të zhvillojë takime me krerët e lartë shtetëror të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Shqipërisë Ilir Metës, i cili prej dje po qëndron për vizitë zyrtare tre ditore në Maqedoninë e Veriut, do të takohet me krerët më të lartë shtetërore në vend, transmeton Portalb.mk.

Meta fillimisht, në orën 09:30 zhvilloi takim me homologun e tij Stevo Pendarovski.

Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin pozitiv të tyre, përmes bashkëpunimit konstruktiv dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë, u konstatua në takim, përmes përkushtimit për marrëdhënie të mira fqinjësore, japin kontribut të fuqishëm në prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, si dhe në perspektivën e tij evropiane. Të dyja vendet, si aleatë të NATO-s, kontribuojnë edhe në mbrojtjen e vlerave të komunitetit euroatlantik”, tuhet në njoftimin e presidencës.

Siç thuhet më tej në njoftim, në kuadër të aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dy presidentët theksuan nevojën e zhbllokimit të procesit dhe fillimit të shpejtë të negociatave të anëtarësimit të të dy vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat, sipas tyre, do të kenë kontribut pozitiv në progresin e përgjithshëm dhe stabilitetin në rajon.

Në orën 11:00 Ilir Meta do të ligjërojë mbi temën “Shqiptarët në mileniumin e ri – sfidat dhe perspektivat” në Institutin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve.

Më pas, Meta, do të zhvillojë takim edhe me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi në orën 13:30.

Ndërkohë, për këtë shkak të vizitës së tij komunikacioni në qytetin e Shkupit këto tre ditë, gjegjësisht deri nesër, do të jetë i kufizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button