U ndal teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit, gjatë ditës kanë humbur 30 vizitorë, ndërsa tre janë të lënduar

Teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit është ndalur nga autoritetet kompetentë për shkak kushteve të vështira të paraqitura nga mjegulla e dendur, transmeton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se për shkak të paraqitjes së mjegullës së dendur, për arsye sigurie është ndalur teleferiku me gjashtë ulëse, Ceripashina dhe Ge”, njoftojnë nga Qendra për skijim në Kodrën e Diellit.

Qendra sqaroi që gjatë ditës kanë humbur 30 vizitorë, ndërsa janë lënduar tre vizitorë. Me ndihmën e ekipeve emergjente, të humburit janë gjetur, ndërsa njëri nga të lënduarit është dërguar për shërim të mëtutjeshëm.

Ndryshe, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të gjejë nëntë të rinjtë që sot kanë humbur në Kodrën e Diellit, pasi kanë kërkuar ndihmë në orët e paradites. Së bashku me dy personat nga Tetova, Policia ka arritur të gjejë edhe shtatë persona nga Shkupi, Kumanova, dhe Kosova, mosha e të cilëve ishte nga 15 deri 45 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button