Prej “s’ka drejtësi, s’ka paqe” mbeti vetëm paqja

Kanë kaluar gati 6 vite, që kur protestuesit dolën në rrugët e Shkupit me parullën “S’ka drejtësi, s’ka paqe”. Mijëra qytetarë të cilët protestuan rrugëve me muaj të tërë i inkurajuan qytetarët tjerë që të përfshihen në proceset politike dhe sociale. Revolucioni Laraman është lëvizje protestuese, e cila filloi si rezultat i vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për të shpallur shfuqizimin e proceseve për të gjithë politikanët e dyshuar dhe të akuzuar në hetimin për përgjimet e paligjshme, transmeton REL.

Vitet e fundit, shumë politikanë janë ulur në bankën e prokurorisë në Gjykatën Penale të Shkupit, disa ishin edhe në paraburgim, ndërsa disa janë u arratisën jashtë vendit, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikola Gruevski. Aktori kryesor i aferës së përgjimeve dhe disa aktgjykimeve që ende nuk janë fuqiplota dhe për çështje të tjera të papërfunduara, ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, është liruar nga paraburgimi me 11 milionë euro garanci dhe do të mund të mbrohet në liri. Ndërkohë, biznesmeni i dyshuar Orce Kamçev, i cili pas vendimit të Gjykatës së Apelit ishte në paraburgim disa mujor për rastin “Parcelat në Vodno”, doli nga paraburgimi me ofertë për garanci prej 11 milionë euro.

Pushimet e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve përveç Kamçevit dhe Mijallkovit, me familje, i kaloi edhe ish-shefja e Prokurorisë Publike Speciale, e dënuara Katica Janeva, e cila tashmë e ka vuajtur një të tretën e dënimit me burg. Ajo u dënua për marrjen të shpërblimit për ndikim të paligjshëm në rastin Reket, së bashku me pronarin e 1TV Bojan Jovanovski – i njohur si Boki 13.

Disa ish-politikanë të VMRO-DPMNE-së janë në burg për veprat që rezultuan nga bisedat e regjistruara ilegalisht. Disa presin që vendimet e gjykatës të hyjnë në fuqi. Pyetja bazë që shtrohet është nëse, sot pas kaq vitesh drejtësia është bërë e arritshme?

Për aktoren Simona Spirovsk,a e cila ishte në vijën e parë të protestuesve të cilët i “ngjyrosnin” fasadat e institucioneve të Maqedonisë “drejtësi s’ka”.

“Po Stevçe është kryetar i Karposhit, mendoj se nuk ka drejtësi. Stevce është një nga ata që duhej të përgjigjet. Ai njeri sot është kryetar i Karposhit, tha Spirovska në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, e cila do të publikohet e plotë të dielën.

Kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndërtim pa leje. Ai akuzohet se në periudhën 2011-2017 kur ishte kryetar komune ka kryer vazhdimisht keqpërdorime në prokurimet publike për komunën, legalizim të paligjshëm të objekteve të përkohshme afariste dhe privatizim të tokave ndërtimore në pronësi të shtetit.

Sipas Simonovskës, problemi është se në vitet e fundit nuk u vendos sistem plotësisht i ri me të cilin u desh të vendoset drejtësia e shumëpritur dhe të dëshiruar. Ajo sqaron se “fajtorët në detyrë” paraqiteshin vazhdimisht në publik për të mbuluar vendime të tjera të Gjykatës, Parlamentit apo Qeverisë.

“Në vitet e fundit fajtor kujdestar ishte Mile Janakievski, i cili shëtitet nga gjykata në shtëpi, nga shtëpia në paraburgim, nga paraburgimi në arrest shtëpiak, varësisht prej nevojave”, tha Simonovska.

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski është dënuar në disa raste nga ish-PSP, edhe për veprën “organizator i ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend” më 27 prill 2017. Gjykata e ndryshoi disa herë urdhrin e paraburgimit në pritje të vendimeve gjyqësore për rastet në të cilat ai ishte i akuzuar.

Një nga protestuesit që ishte në ballë të Revolucionit Laraman, aktivisti civil dhe ish-deputeti Pavle Bogoevski thotë se efektiviteti i ulët i sanksioneve në rastet e PPS-së, proceset e ngathta gjyqësore, arratisja e zyrtarëve që ndiqeshin, vendimet e dyshimta të gjykatës në rastin Reket në përgjithësi, hedhin njolla shumë të mëdha mbi kauzën e Revolucionit Laraman, saqë tani mund të thuhet se lufta kundër krimit është arritur. Sipas Bogoevskit, i cili dha dorëheqje nga funksioni i deputeti në vitin 2019, për shkak të audio regjistrimit të paligjshëm, ka ende shumë punë për të bërë për të arritur qëllimin, zbardhjen e krimit. I pyetur nëse tani ka drejtësi, Bogoevski tha se po punohet.

“Drejtësia nuk mund të arrihet kurrë plotësisht, por kërkimi i drejtësisë nuk duhet të ndalet kurrë. Ky është problemi, që kohë pas kohe krijohet bindja se kërkimi i drejtësisë është ndalur”, thotë Bogoevski.

Çfarë ndryshimesh solli Revolucioni Laraman në shoqëri?

Kërkesat për drejtësi ishin vetëm një pjesë e protestave që u bënë masive më 12 prill 2016 pasi presidenti i atëhershëm i Maqedonisë Gjorge Ivanov shpalli abolicion për 56 persona të dyshuar si ishin të përfshirë në skandalin e përgjimeve.

Disa mijëra njerëz dolën në rrugët e Shkupit po atë natë, duke e shpërthyer kordonin policor dhe duke i vënë zjarrin zyrës së Ivanovit në qendër të qytetit. Protestat vazhduan edhe në muajt në vijim me ritëm dhe masë të shtuar. Më 15 prill, për herë të parë u hodh ngjyrë në fasadën e Porta Maqedonia- që më vonë u bë simbol i njohur dallues i protestave.

Protestuesit e nisnin protestën çdo ditë në orën gjashtë para zyrave të Prokurorisë së atëhershme Speciale në mbështetje të punës së tyre. Por, ata kërkonin ndryshim të plotë të sistemit të qeverisjes së vendit. Bogoevski thotë se pas protestave të Revolucionit Laraman, imazhi i vendit ndryshoi.

“Së pari, regjimi i Gruevskit ka kohë që ka ikur, të drejtat dhe liritë e njeriut, demokracia, marrëdhëniet ndërkombëtare, integrimi euroatlantik dhe shteti i së drejtës janë në një nivel që nuk kanë qenë kurrë më parë. Por ndoshta përfitimi më i madh i Revolucionit Laraman, i cili jo vetëm që nuk ndaloi pas protestave, por sot është edhe më i fortë se kurrë më parë, është zgjimi i ndërgjegjes qytetare”.

Nga ana tjetër, Spirovska rendit disa shembuj të ndryshimeve në shoqëri si përfitime pas Revolucionit Laraman, si realizimi i shtëpive të vogla grupore për jetimët, pastaj kontrata kolektive për kulturën, shpallja e malit Sharr park kombëtar pas 70 vitesh dhe ligj për mbrojtje nga diskriminimi. Ajo thotë se këto janë vetëm shpërthime pozitive dhe shton se ato, siç thotë, fatkeqësisht nuk janë rezultat i ndryshimit të sistemit siç pritej.

“Gjithçka që nuk ka ndryshuar për mirë ka ndryshuar për keq, sepse sistemi i trashëguar i korrupsionit dhe padrejtësisë, nëse nuk ndryshon në mungesë korrupsioni dhe drejtësie, atëherë do të thellohet dhe do të përkeqësohet”, tha ajo.

Sipas saj, problemi kryesor është se nuk është krijuar sistem nëpërmjet të cilit mund të arrihet drejtësia.

Pararojë e Revolucionit Laraman ishin protestat e studentëve në vitin 2014, të cilat vitin e ardhshëm u shndërruan në të ashtuquajturin pushtim të fakulteteve dhe rrugëve. Protestat vazhduan me intensitet të shtuar në maj të vitit 2015 kur LSDM-ja, atëherë opozitare, paralajmëroi publikimin e një pjese të bisedave të përgjuara në të cilat mund të dëgjoheshin zyrtarë të qeverisë duke diskutuar për vrasjen e Martin Neshkovskit dhe për atë se si të prezantohej para opinionit. Protestat civile çuan edhe në përleshje të ashpra me policinë. Disa policë u plagosën, ndërsa dhjetëra protestues u ndaluan nga policia. Lëvizja civile u shndërrua në opozitë kur më 17 maj 2015 opozita e udhëhequr nga LSDM organizoi një protestë të madhe para Qeverisë në Shkup. Protesta u mbështet nga disa organizata studentore dhe shoqëria civile që deri atëherë kishin demonstruar në raste të ndryshme, si dhe prej disa partive shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button