Anketë: Pjesëmarrësit në Revolucionin Laraman konsiderojnë se ndryshimi në sistemin politik është i domosdoshëm tani – njësoj si në vitin 2016

Në janar dhe shkurt të këtij viti, me rastin e përvjetorit të pestë të Revolucionit laraman (RL), lëvizja qytetare që u zhvillua nga 12 prilli e deri në mes të qershorit 2016, Qendra për demokraci deliberative nga Prilepi zhvilloi anketë me pjesëmarrësit dhe mbështetësit e saj. Janë përfshirë, gjithsej 289 të anketuar (163 prej të cilëve përmes metodës së topit të dëborës, ndërsa 126 përmes njoftimit publik në internet). Deri në 65% e të anketuarve ishin pjesëmarrës të rregullt në protesta. Bëhet fjalë për një grup të të anketuarve të cilët, përveç gjatë RL, ishin mjaft aktivë në protestat e tjera të mëparshme (për ekologjinë, të drejtat e njeriut, arsimin, urbanizmin…), transmeton Portalb.mk.

Kërkesat kryesore të RL ishin përmirësimi i klimës politike në vend, ndryshimet politike që synonin integrimin më të shpejtë në BE-NATO.

Deri në 66.4% e të anketuarve konsiderojnë se ndryshimi në sistemin politik në vend është po aq i nevojshëm tani si në 2016.

Të anketuarit janë të ndarë në lidhje me perceptimin e përfshirjes së përfaqësuesve të RL në listat zgjedhore dhe institucionet shtetërore. Rreth 58% besojnë se pjesëmarrësit në RL, të përfshirë në Qeveri, nuk kanë kontribuar aspak në realizimin e reformave për të cilat kanë luftuar.

Pjesëmarrësit në RL konsiderojnë se lëvizja ka ndikuar shumë pozitivisht në rritjen e lirisë së medias dhe përmirësimin e pjesëmarrjes qytetare, gjegjësisht në lirinë e shprehjes në përgjithësi dhe aktivizmin qytetar. Përmirësimi i perspektivës evropiane të Maqedonisë dhe zvogëlimi i brutalitetit të policisë janë gjithashtu aspekte të vlerësuara pozitivisht të ndikimit të RL.

Protestuesit / përkrahësit e RL konsiderojnë se nuk kanë arritur të sjellin shkallë më të lartë të sundimit të ligjit, shtetit të së drejtësdhe departarizimin e institucioneve. Në mënyrë shtesë, të anketuarit në përgjithësi vlerësojnë se RL nuk kishte asnjë ndikim në reformat në gjyqësor, drejtësinë sociale në vend, perspektivën ekonomike të Maqedonisë dhe institucionet shtetërore.

Të anketuarit në masë të madhe besojnë se shoqëria civile nuk është e lirë dhe nuk është korrigjuese e suksesshme e qeverisë dhe se kontrollohet nga partitë politike dhe fuqitë e brendshme financiare.

Lëvizja është e ndarë në aspektin e motivimit për përfshirjen e mëtejshme të të anketuarve në protestat e ardhshme. Derisa për 33% të tyre RL është motiv për t’u përfshirë në protestat e ardhshme, 31% e të anketuarve thanë që RL i demotivon për t’u bashkuar në protestat e ardhshme.

Ndarje vërehet edhe në vlerësimin e përgjithshëm të të anketuarve për suksesin e përgjithshëm të RL në përmbushjen e qëllimit të saj. 51% e të anketuarve mendojnë se RL e ka përmbushur qëllimin e tij (plotësisht ose pjesërisht), ndërsa 46% mendojnë se nuk e ka përmbushur atë. Përfundimisht, 48% e të anketuarve do të bashkoheshin në RL edhe nga kjo perspektivë kohore, përderisa 32% jo, ndërsa 20% nuk ​​e dinë nëse do të kyçeshin ose jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button